Monchengladbach kthehet në makthin e Bayernit

Sport

Borussia Monchengladbach është kthyer në makthin e Bayern Munich. Në javën e 21 të Bundesligës, kampionët në fuqi të Gjermanisë kanë marrë një tjetër shuplakë nga skuadra e Gladbach, duke u mposhtur me rezultatin 3-2 në transfertë.

Që nga sezoni 2017/18-të, Monchengladbach ka fituar 6 ndeshje në Bundesligë ndaj Bayernit, më shumë sesa kanë fituar ndaj çdo kundërshtari tjetër në kampionat. Nga ana tjetër, gjatë kësaj kohe, Bayerni nuk ka humbur më tepër përballje ndaj askujt tjetër, sesa ndaj Gladbach

Kjo ishte humbja e dytë sezonale në kampionat për ekipin e drejtuar nga Julian Nagelsmann, që gjithësesi mbetet në krye të tabelës së klasifikimit, me 41 pikë. Sidoqoftë, Bayerni mbetet në krye vetëm për shkak të golavarazhit më të mirë ndaj Borussia Dortmund dhe Union Berlin, që gjithashtu kanë nga 43 pikë.

Që nga koha kur një fitore vlerësohet me 3 pikë në Gjermani, kjo është hera e parë në historinë e Bundesligës, që 3 skuadra janë në kuotë të njëjtë pikësh pas 21 javëve të luajtura. Thënë ndryshe, ky mund të konsiderohet si sezoni më I rivalizuar ndër vite, por mbetet për t’u parë se cila do jetë skuadra që në fund do ngrejë titullin kampion.