Monaco-Man.City, deklaratat e trajnerëve dhe lojtarëve

Sport

Monaco Man.City111

 Leonardo Jardim, Monaco: Individualiteti te City është tejet i rrezikshëm, kanë lojtarë që mund të të shënojnë në çdo moment. Për t’u kualifikuar them se na duhen të paktën 3 gola. S’ka dyshim që të dyja skuadrat do t’i përmbahen ADN-ës së tyre, sepse është e vështirë ta ndryshosh direkt mentalitetin sulmues me të cilin është ndërtuar grupi. Them se do ketë sërish hapësira në fushë dhe me gjasa shumë gola.

Bernardo Silva, Monaco: S’mendoj se jemi sulmi më i mirë në Botë. Ok! Shënojmë shumë, por them se ka sulme më të mira. Për shembull ai i Barcelonës, Realit apo Bayernit. Sigurisht në këtë sfidë na duhet të sulmojmë, por duhet të jemi të qetë, pasi nëse e nisim lojën si të çmendur mund të pësojmë 2 apo 3 gola dhe kështu e gjitha merr fund për ne, prandaj them se duhet të gjejmë balancën e duhur.

Josep Guardiola, Manchester City: E ndjej që nëse nuk shënojmë, do eliminohemi. Prandaj them se mënyra më e mirë për t’u mbrojtur është sulmi. Për Monacon kam përshtypjen se janë skuadra më e mirë në Botë, kur vjen puna për të shënuar. Sulmojnë me 5 apo 6 lojtarë njëherësh. Fizikisht janë të fortë dhe të shpejtë. Më kishin lënë mbresa që përpara ndeshjes së parë. Nëse luajmë sikurse bëmë në Etihad them se jemi të aftë ta fitojmë edhe Champions League-ën.

Bacary Sagna, Manchester City: Synimi është që të mos pësojmë gola. Isha i mërzitur pas ndeshjes së parë, pasi pësuam tre. Me gjasa në këtë sfidë do shohim sërish një tjetër ndeshje të çmendur pasi të dyja skuadrat janë sulmuese. Mendoj se do jetë një lojë e hapur edhe pse si mbrojtës s’më pëlqen shumë kur pësojmë gola.