Momenti i keq i Jose Mourinhos duket se nuk ka të mbaruar. Pas humbjes 2-1 me West Hamin trajneri i Chelsea-it, rrezikon një tjetër ndëshkim nga organet e disiplinës sportive, ndërkohë që presioni për humbjet e vazhdueshme ka mbërritur deri aty sa të përflitet për një shkarkim tnëse Chelsea humbet edhe ndaj Liverpool-it në fundjavë.
Në humbjen e 5-të për këtë sezon, portugezi dhe asistenti i tij Silvino Louro, protestuan vendimet e arbitrit Jonathan Moss, dhe për këtë u dërguan në tribunë. Nga ana tjetër për shkak se “Blutë e Londrës” u ndëshkuan me 7 kartona të verdhë, sipas rregullores duhet t’i paguajnë Federatës 25 mijë paundë gjobë. Përveç kësaj situate, Mourinho u zhduk nga vëmendja e kamerave, që pas golit të Andy Caroll dhe nuk u rikthye as për të mbajtur konferencën për shtyp, që parashikohet për çdo ndeshje.Sipas asaj çka raportojnë mediat britanike, Federata është në pritje të raportimit të arbitrit Moss dhe thuhet se përpara gjobës së radhës, do ta paralajmërojë sërish Mourinhon që të mos sillet kështu.
Ndërkohë po sipas shtypit britanik portugezi po parapërgatitet për më të keqen. Sipas “The Indipendent” përfaqësuesit ligjor të Mourinhos po shqyrtojnë mundësitë rreth një kalimi te PSG apo edhe Interi, në rast të një shkarkimi, rreth kësaj mase nga Roman Abramovich, “Daily Mirror” shkruan se edhe vetë lojtarët e Chelsea-it po përgatiten për një shkarkim. Përballë kësaj gjendjeje spekulimet rreth pasardhësit të Mourinhos kanë filluar të zënë peshë, me emra të tipit Pep Guardiola apo Carlo Ancelotti.