Mohamed Salah është i zhgënjyer nga Liverpool

Sport

Mohamed Salah është shumë i zhgënjyer nga Liverpool. Prej vitesh tashmë, mëngjarashi egjiptian është nga një lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës nga Merseyside, por këtë sezon, ai është bërë edhe më i rëndësishëm, sepse në shumë situata ka rezultuar vendimtar me gola apo asiste, duke e nxjerrë Liverpoolin nga vështirësia. Me 10 gola e 6 asiste në 12 javë, Salah i ka dhënë plot 17 pikë skuadrës së tij, që pa kontributin e të cilit, do të ishte padiskutim në vendet e mëposhtme të tabelës.
Megjithatë, të paktën deri tani, këto statistika, nuk e kanë bindur ende klubin e Liverpool që t’i ofrojë lojtarit në fjalë një kontratë të re. marrëveshja aktuale e Salah me The Reds përfundon në verën e 2025-tës, pra pas thuajse 7 muajsh, ndërkohë që nuk ka asnjë tentativë për të rinovuar një tjetër. Diçka të tillë, e ka konfirmuar vetë Salah, në një deklaratë mediatike. Egjitiani është shprehur se ndihet shumë i zhgënjyer që Liverpool nuk i ka komunikuar asgjë sa i përket të ardhmes.
“Jemi thuajse në Dhjetor dhe unë nuk kam marrë ende asnjë ofertë nga klubi. Me shumë mundësi, më tepër më duket vetja jashtë, sesa brenda klubit. Unë jam pjesë e këtij klubi prej shumë vitesh tashmë dhe jam nuk ka vend më të mirë për mua. I dua tifozët dhe ata më duan. Mirëpo, në fund të fundit, kjo gjë nuk është në dorën time”, ka thënë Mohamed Salah.