Modriç në gjurmët e CR7 e Messi, a është viti i duhur?

Sport

modric
Luka Modric, si CR7 dhe Messi. Për momentin bëhet fjalë për një pikturë gjigante në një fasadë të qytetit të Kazanit, por që mund të jetë një spunto e mirë për ata që kanë të drejtë vote për jurinë e “France Football”, sa i takon ‘Topit të Artë’. Ylli i Kroacisë mund të thuhet se ka udhëhequr skuadrën e tij drejt një gjysmëfinale gati historike, të arritur më parë edhe në vitin 1998. Por tani me dëshirë më të madhe për të arritur deri në fund. Tri herë “njeriu i ndeshjes” nga 5 përballje të deritanishme. Një rekord, që e ndan me Kane’. Mesfushori i Realit prej vitesh është protagonist i një futbolli të jashtëzakonshëm me veprime klasi. Mirëpo duket se vetëm tani po e vënë re të gjithë. Kështu, në qendrën e qytetit të Kazanit në Rusi, dalëngadalë mund të thuhet se është shfaqur edhe potreti i tij gjigant.

modric12

E jo rastësisht përkrah atyre dy marsianëve, Messi e Ronaldo, të cilët kanë ndarë në mënyrë të barabartë “Topat e Artë” të viteve të fundit. Por këtë radhë, Luka mund të shpresojë se është një shenjë e fatit. I pesti në renditjen e vjetshme të “Topit të Artë”, apo i 17-ti një vit më parë, për Modric mund të jetë e treta e vërteta në rast të ndonjë triumfi të bujshëm në Botëror me Kroacinë. Njësoj si Davor Shuker dhe madje më mirë sesa ai, që tani është presidenti i Federatës Kroate të Futbollit. Por që në ’98-n u rendit i dyti prapa Zidane, i cili e mposhti pikërisht në gjysmëfinale me Francën e tij. Tani, e ka radhën Luka për të rishkruar historinë!