Lionel Messi mund të mos jetë i nominuar për cmimin FIFA “Best Award, por ish-trajneri i tij Luis Enrique këmbëngul se ai është nivel më i lartë se gjithkush tjetër. Javën e kaluar FIFA njoftoi tre kandidaturat e fundit për cmimin prestigjioz të sajin, çmim që do të jepet më 24 shtator. Tre kandidaturat janë Modric, Ronaldo dhe Salah. Dy të parët ishin lojtarët kryesorë të fitores së Realit të Madridit në UEFA Champions League, ndërsa vetë Modric, protagonist në një edicion të paharruar botërori për Kroacinë. Prej kësaj ai ia doli të lërë prapa Ronaldon në cmimin Lojtari i vitit për kompeticionet UEFA.
Duke folur për këtë pjesë dhe sfidën Modric-Ronaldo, Luis Enrique ka theksuar se për futbollistët kroatë, si Modric ashtu edhe Rakitic i Barcelonës, meritojnë vlerësime individuale, por nëse cmimi do të varej prej tij, ai nuk do t’ia jepte askujt tjetër, as Modricit dhe as Ronaldos, por Lionel Messit. Enrique e cilësoi argjentinasin si më të mirin në absolut dhe një hap përpara të gjithëve. 48-vjecari asturian pati shansin ta stërvisë argjentinasin për 3 vite mes sezoneve 2014-2017. Triumfet në Champions, Kupë, Kampionat dhe Superkupë janë suksese që zor se harrohen prej tij.