Modric flet për ‘armiqësinë’ e krijuar me Ronaldon

Sport

modric cr7
Që prej mosparaqitjes së Cristiano Ronaldos në ceremoninë e cmimit të UEFA-s për lojtarin më të mirë të Champions League, të shumta ishin aludimet se mes portugezit dhe Luca Modric, tashmë kishte inate personale. Mirëpo për të sheshuar të paktën për momentin të gjitha këto hamendësime ka menduar vetë Luka Modric. Kroati ka rrëfuer në një intervistë të fundit pas ndeshjes Kroaci-Portugali, se marrëdhëniet e tij me CR7 janë mjaft të mira. E madje Cristiano e ka uruar edhe për çmimin e “Lojtarit të vitit” që iu dha nga UEFA.

ronaldo luca

“Mund të them se kam raport të mirë me Ronaldon. Madje, më dërgoi edhe një mesazh duke më uruar fitimin e çmimit dhe ka thënë se shpreson që të më takojë sa më shpejt”, zbuloi Modric. “Marrëdhëniet e mia me Cristianon nuk janë cenuar aspak dhe besoj se do të vazhdojë kështu. Asgjë nuk do të ndryshojë. Çmimet individuale janë të rëndësishme, mirëpo mbi të gjitha qendron grupi”, ishin fjalët e kroatit. Gjithashtu, ai është shprehur i lumtur që gjendet në listën e tre kandidatëve edhe për çmimin e lojtarit më të mirë që do të jepet nga FIFA-s. Bëhet fjalë për një cmim që do të vendoset nga votat e kapitenëve dhe trajnerëve të ekipeve kombëtareve.