Mkhitaryan thotë se kritikat ndaj Arsenalit janë të padrejta

Sport

mhikataryan
Arsenali është një nga katër skuadrat që nuk arritën të marrin pikë në dy javët e para të Premier-League-ës dhe kjo ka bërë që mediat angleze t’i përvishen me mjaft kritika projektit të Unai Emery-së në Londër. Humbjet me City-in dhe Chelsea-in, kanë bërë madje që në këtë valë kritikash të përfshihen edhe ish-lojtarë të topcinjëve. Por në këtë pikë, sipas Henrikh Mkhitaryan , është e pakuptueshme se përse kritikohet kaq shpejt një projekt që ende nuk ka marrë jetë konkretisht. “Sigurisht ka qenë një nisje e vështirë sezoni, por kemi pasur përpara dy skuadra tejet të fota. S’ndjejmë presione por kemi nevojë për optimizëm” – tha armeni, ndërkohë që ky fillim-sezoni shënoi të parën herë që Arsenali i humbet të dyja ndeshjet e para. Kjo gjë nuk ndodhte që prej vitit 1992. Unai Emery zëvendësoi francezin Arsene Wenger në muajin maj.

mkih

Pavarësisht përpjekjes për t’i ndryshuar fytyrën skuadrës, nuk pati shumë prurje në merkato. Ndërkohë kritikat kryesore kanë shkuar për mungesën e konkretizimeve përpara portës, sidomos në sfidën me Chelsea-in, ku pikërisht edhe Mkhitaryan, ishte ndër ata që shpërdoruan më së shumti. Sidoqoftë sipas armenit gjërat do të ndryshojnë, çka mbetet për t’u parë. Ndeshja e radhës është kundër West Hamit të Pellegrinit, skuadër e cila gjithashtu nuk ka mundur të marrë pikë në dy javët e para dhe në rast të një rezultati negativ, si Emery, po ashtu edhe ish-trajneri i Cyt-it do t’i shihnin pozitat e tyre goxha në diskutim.