Mjeku i Bayern shpjegon problemet me Guardiolën në kohën e tij si trajner

Sport

mjeku
Hans-Wilhelm Muller-Wohlfahrt është mjeku i klubit të Bayern Munich prej 35 vjetësh dhe konsiderohet nga drejtuesit e klubit si një nga njerëzit që kanë ndihmuar skuadrën drejt sukseseve. Në fakt në prill të vitit 2015, mjeku 75-vjeçar pati ndërprerë kontratën me bavarezët, pas humbjes që skuadra mori me rezultatin 3-1 ndaj Portos. Më shumë se sa për humbjen, largimi i tij erdhi për shkak të perplasjeve që ai pati me trajnerin e Bayern në atë kohë, Pep Guardiola.

pep2
“Kam punuar me njerëz të ndryshëm në karrierën time, por vetëm me Guardiolan gjërat nuk kanë funksionuar kurrë. Çdo ditë që kalonte dhe situata bëhej më keq. Kishte raste kur arrinim të debatonim në mënyrë agresive, çfarë nuk e kam bërë kurrë në karrierë. Na akuzonte se nuk e bënim punën si duhet dhe sinqerisht jam prekur shumë, sepse e bëj këtë punë që kur ai sapo kishte lindur. Për mua, ai kishte probleme me vetëbesimin dhe autoritetin.”

mjek2
Siç tregon mjeku i Bayern, Guardiola arriti deri në atë pikë sa të injoronte dhe të tallej me stafin mjekësor në sy te skuadrës dhe tifozëve. Largimin e tij në atë kohë, Muller-Wohlfahrt e komenton si zgjidhja më e mirë e momentit. Me ardhjen e Jupp Heynckes në stolin e Bayern, 75-vjeçari firmosi rikthimin e tij me bavarezët.
Muller-Wohlfahrt është mjaft i njohur për sportistët, pasi ai është edhe mjeku i parë i kombëtares gjermane, ndërsa ka kuruar dëmtimet e rënda të emrave të njohur si Jurgen Klinsmann, Ronaldo, Michael Owen, Steven Gerrard, Harry Kewell apo së fundmi edhe Usain Bolt.