Mircea Lucescu, trajneri i Dynamo Kyiv:

Sport

“Nuk mendoj se duhet të krahasojmë një ndeshje të këtij niveli me situatën tonë aktuale. Luajmë në një arenë me shumë peshë, ku objektivi është më shumë se i rëndësishëm, prandaj në të tilla momente, të gjithë japin më të mirën. Benfika është një skuadër e shkëlqyer, e mirëorganizuar dhe me një traditë të papërsëritshme në historinë e tyre. Në të dyja ndeshjet me ta, na duhet të luftojmë më shumë se zakonisht. Ne jemi në një situatë ku nuk mund të bëjmë transferime apo të luajmë në shtëpi. Skuadra është stërvitur në të njëjtat fusha ku përgatiten edhe ekipet e moshave, ndërkohë që të gjithë lojtarët jetojnë larg familjeve të tyre. Megjithatë, pavarësisht këtyre vështirësive, Dinamo ka arritur disa rezultate të mëdha në këtë sezon, siç ishin ato sfida ndaj Fenerbahce apo Sturm. Shpresojmë t’ja dalim për në fazën e grupeve të ‘Champions League’-ës. Do të ishte diçka e madhe për klubin tonë, njerëzit tanë dhe shpresës që përcjell. Të tilla përballje na bëjnë të jemi gjithnjë e më të bashkuar dhe jam i lumtur të shoh vendosmëri tek lojtarët e mi për të arritur drejt objektivave tona. Askush nuk i ka parë djemtë si unë. Ju nuk e dini çfarë do të thotë të stërvitesh me lot në sy e me mendjen diku tjetër. Për ne, kjo ndeshje do të thotë më shumë se sa mendoni ju.”