Miranda nuk largohet nga Interi

Sport

JoaoMiranda-780x439.jpg

Joao Miranda ka insistuar se do të qëndrojë te Interi edhe nëse klubi italian nuk luan në Ligën e Kampionëve, duke shmangur kështu interesimin e Chelseat dhe Manchester Unitedit.

Braziliani 31-vjeçar u transferua tek Interi në formë huazimi nga Atletico Madridi, me të drejtë blerje për 16 milionë euro.

“Ka qenë vit pozitiv për mua”, ka thënë ai për Globoesporte. “Edhe pse kalova në një ligë tjetër, unë ia dola të luaja në nivelet e larta”.

“Interi transferoi lojtarë të rinj, prandaj baticat dhe zbaticat janë normale, por unë ende besoj në shanset tona për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve”, ka shtuar ai.

“A do të largohem nga Interi nëse dështojmë të kualifikohemi në Ligën e Kampionëve? Jo, nuk mendoj kështu. Unë jam i përqendruar që të tregoj më të mirën”, ka thënë veç të tjerash Miranda.