Miqësoret, Brazili fiton 5-0 ndaj El Salvator, Kolumbia barazon pa gola me Argjentinën

Sport

kl arg

Brazili i Tites arriti një tjetër rezultat pozitiv nga ndeshjet miqësore duke shpartalluar 5-0 El Salvatorin në shtëpi. Eksperimenti me një treshe sulmuese të përpiluar nga Neymar-Douglas Costa- Richarlison rezultoi tejet efektiv pasi brenda pjesës së parë u arrit të shënoheshin 3 gola. Neymar pasi realizoi me penallti shërbeu Richarlisonin dhe rreth 15 minuta më vonë edhe Coutinhon. Me rezultatin 3-0 Brazili kishte mundësinë për të ndryshuar organikën, por Tite i la ndërrimet për pjesën e dytë. Në fraksionin tjetër ishte sërish radha e 21-vjecarit të Evertonit për të shënuar.

Brazil vs El Salvador

Debutim tejet special për talentin që i kushtoi bluve të Merseyside plot 40 milionë euro. Ndërkohë për të mbyllur llogaritë në 5-0 mendoi Marquinhos në minutat e fundit. Në miqësoren tjetër Columbi-Argjentinë të luajtur në Shtetet e Bashkuara nuk pati gola. Ndeshja e dytë pa Lionel Messin në fushë nuk pa konkretizime nga asnjë prej sulmuesve të tjerë. E vecantë për albicelestet ishte se Mauro Icardi e nisi titullar ndërsa kapiten ishte Tagliafico. Po kështu në fushë nga minuta e parë ishte edhe sulmuesi tjetër i Interit, Martinez, teksa Dybala u hodh në fushë vetëm në minutën e 54.