Pak ditë pasi u përmbys 2-1 nga Spanja, Anglia e Gareth Southgate gjeti ngushëllim duke fituar 1-0 miqësoren me Zvicrën. Në përballjen e luajtur në Leicester nuk u pa shumë nga formacioni i hedhur në fushë, sidomos në pjesën e parë. Wellbeck-Rashford nuk u lidhën si duhet, ndërsa mesfushës i mungonte cilësia e organizimit. Gjërat gjithsesi ndryshuan në pjesën e dytë. Marcus Rashford realizoi golin e vetëm të takimit dhe fillë më tej pas minutës së 54, Southgate ishte i qetë të kryente 6 zëvendësime.
Kështu pas tre humbjesh radhazi, Anglia ia del të marrë një rezultat pozitiv duke rikthyer disi optimizmin. Nga ndeshjet e tjera miqësore që u luajtën, Polonia barazoi 1-1 me Irlandën, ndërsa në Irlandën e Veriut ajo që duhej të ishte një miqësore për pak sa i kapërceu kufijtë e një incidenti diplomatik. Me qindra protestues pro-pavarësisë së Palestinës e kthyen Windsor Parkun në një arenë politike. Izraeli, që është në të njëjtin grup të Nations League me Shqipërinë, u mund 3-0 nga vendasit. Davis, Dallas dhe Whyte ishin autorët e golave për atë çka ishte rezultati i katërt negativ në radhë. Kështu 50-vjetori për austriakun Andreas Herzog nuk pati shumë për cka të festohej në fushë.