Minsk del jashtë parashikimeve në buxhetin e shpenzuar, zbuloni shifrat

Sport

Në përgatitjen e Lojrave Evropiane të vitit 2019, që nga 21 janari vijnë ekskluzivisht në kanalet Tring Sport, Bjellorusia si vend organizator ka shpenzuar dyfishin krahasuar me buxhetin e planifikuar. Plot 112 milionë dollarë ka arritur totali i faturës së bjellorusëve për ceremonitë, rikonstruksionet e nevojshme të impianteve, vullnetarët, plus shpenzime të tjera.

Kompeticioni i organizuar nga Komiteti Olimpik Evropian, zhvillohet për herë të dytë në histori, pas edicionit të parë që u mbajt përpara 4 vjetësh në Baku’ të Azerbajxhanit. Ndërsa për këtë edicion ishte fillimisht Holanda, që ra dakord për ta zhvilluar. Mirëpo pasi morën vesh koston e Lojrave, holandezët u tërhoqën dhe Komiteti Olimpik Evropian aprovoi kërkesën e Bjellorusisë. Në fakt ishte vërtet befasi që për shkak se zhvillimi iu duk i shtrenjtë, refuzimi erdhi nga një vend si Holanda me një GDP prej 912 miliard dollarësh. Ndërsa u pranua nga Bjellorusia, me GDP 15 herë më të vogël, ose më saktë vetëm 59 miliardë dollarë.
E të thuash që në një moment të parë, kostot e Lojrave Evropiane parashikoheshin 30 deri 40 milionë dollarë, teksa kanë shkuar më shumë se 2-fish më tepër. Deri tani, bjellorusët kanë shpenzuar 12 milionë për ceremonënë e hapjes dhe mbylljes, krahasuar me 21 milionë dollarët e Brazilit për një event shumë më të madh sic ishte Olimpiada e vitit 2016.


Oraganizatorët synojnë të shesin mbi 190 mijë bileta për 200 garat që zhvillohen nëpër 15 sporte, gjatë 11 ditëve të evenimentit. Ndërsa deri tani janë shitur rreth 70% e tyre. Pritet që mbi 30 mijë turistë të vizitojnë Minskun gjatë kësaj periudhe, pasi do të kenë mundinë të hyjnë pa viza, në rast se janë të pajisur me një biletë për eventet e Lojrave Evropiane. Nëse nuk arrihet ky numër turistësh, atëherë duket e pamundur që autoritetet bjelloruse të mund të kompensojnë paratë e shpenzuara, me të ardhurat e pritshme.