Minsk 2019, edicioni i dytë i Lojrave Europiane, përcillet live dhe ekskluzivisht në Tring me një transmetim maratonë në 3 kanale të dedikuara. Nga 21 deri më 30 Qershor, kanalet e sportit në Tring i dedikohen plotësisht këtij aktiviteti me minimalisht 8 orë transmetimi në ditë.
Plot 4000 mijë sportistë nga 50 shtetë garojnë në 15 sporte dhe 23 disiplina të ndryshme. Pjesa më e madhe e garave vlejnë për kualifikim në Lojrat Olimpike 2020.
Shqipëria përfaqësohet në Minsk 2019 me 12 sportistë, të cilët garojnë në 6 sporte ku kryeson boksi me 4 pjesëmarrës.
Më 21 qershor, ora 20:30 në Tring Sport News, Sportsweek, nën drejtimin e Eva Muratit, i dedikohet këtij eventi duke i paraprirë Ceremonisë së Hapjes në orën 21:00. Emocionet dhe spektaklin e garave do t’i ndjekim së bashku hap pas hapi, deri në ceremoninë kulminante, atë të mbylljes më 30 qershor.