Minsk 2019, mundësi shqiptar i pafat

Sport

Eriglend Prizreni në mundje të lire, pesha 65 kilogram, ka qenë i pafat në ndeshjen e tij të vlefshme për 1/8 e finaleve përballë italianit Mansour. Mundësi kuqezi luftoi fort, duke marrë një pikë të vyer pas rreth 1 minute, por ishte gjyqtaria e këtij dueli që në fund i dha fitoren italianit, si pasojë e një faulli të Prizrenit. Kështu, shuhet një tjetër mundësi e sportistëve shqiptarë për të synuar zonën e medaljeve në Minsk 2019.


Ndërkohë shpresa e vetme ka mbetur renar Zeneli, që ndeshet në ora 14:30, në raundin e 1/4 të finaleve në peshën 56 kilogram me britanikun Mekgreil. Në këtë mënyrë të vetmet shpresa për medalje mbesin tek boksi.