Një mision i këtyre Lojrave Evropiane “Minsk 2019” që vijnë ekskluzivisht nga 21 deri 30 qershor në kanalet Tring Sport, është edhe testimi i disa disiplinave të reja sportive. Përpara 4 vjetësh në Lojrat e Bakusë, Basketbolli 3X3 dhe Karateja ishin në program dhe të dyja u pranuan nga statusi olimpik. Kurse këtë radhë janë futbolli i plazhit dhe një format modern për garat e atletikës, e njohur si DNA, që do të shërbejnë si test.
DNA konsiston në një format, ku 24 ekipe nga shtetet pjesëmarrëse do të ndeshen me njëri-tjetrin nëpër 9 disiplina atletike përgjatë 4 ditëve të kompeticionit. Ndërsa në fund do të ndahen medalje individuale dhe ekipore. Shefi i Komisionit Koordinator të këtyre Lojrave, Spiros Capralos e ka prezantuar “DNA e Atletikës si një format i ri, për të cilin shumë specialistë dhe atletë ishin spektikë kur u zyrtarizua në fillim. Por do të shohim sesi do të shkojë… Unë kam besim të madh se Atletika Europiane do të fitojë një ide të re, sesi të përmirësojë këtë sport”.
Nga ana tjetër, sa i takon futbollit të plazhit, për momentin është një nga sportet e preferuara në Bjellorusi. Organizatorët kanë menduar ta përfshijnë edhe në këto Lojra Evropiane, me ndeshje që zhvillohen nga data 25 deri në 29 qershor. Sic tregon Xhorxh Katulin, shefi eksekutiv i Komitetit Organizator, gjithcka ka ardhur duke parë interesimin e madh përreth këtij sporti, aq më tepër përderisa bëhet fjalë edhe për periudhë verore. Ndërkohë që natyrisht do të shërbejë si test, për të shikuar nëse në të ardhmen mund të hyjë si disiplinë edhe në Olimpiadën verore.