Minsk 2019, edhe boksi lë “thatë” shqiptarët në Lojrat Evropiane

Sport

Një tjetër paraqitje për t’u harruar nga delegacioni i sportistëve shqiptar në Minsk, që është kthyer pa asnjë medalje nga Lojërat Europiane, Minsk 2019. Edhe shpresa e fundit, boksieri Krenar Zeneli u mposht nga kundërshtari britanik, Peter McGrail, një sportist mjaft i fortë dhe i suksesshëm. Britaniku ishte ai që kaloi në gjysmëfinalen e kategorisë deri në 56 kilogramë, duke shuar kështu edhe shpresat e fundit të Shqipërisë për t’u renditur në zonën e medalejeve, të paktën në një disiplinë sportive.
Me pak fjalë, Minsku ka rezultuar fatkeq për sportistët kuqezi, të cilët nuk arritën që të merrnin asnjë medalje.

Great Britain’s Peter McGrail (right) celebrates winning his Men’s Bantamweight Boxing Quarter Final against Albania’s Krenar Zeneli, during day six of the European Games 2019 in Minsk. (Photo by Martin Rickett/PA Images via Getty Images)

Krejt e kundërta ndodhi me sportistët kosovarë, të cilët patën mundësinë të provojnë shijen e të gjitha medaljeve, që erdhën nga xhudistet Kelmeni, Gjakova dhe Kuka. Në boks për Kosovën garoi edhe 19-vjeçari, Patriot Behrami në kategorinë 69 kg. Aty mundi fillimisht kroatin Marko Zejljo 4–0 dhe më pas medalistin olimpik Vinçenco Manxhiakapre. Mirëpo kur mbërriti në çerekfinale Behrami u mund nga kubanezi me shtetësi azere, Lorenco Sotomajor, një ndër boksierët amatorë më të njohur në botë.