Amerika dhe Kina janë shndërruar këtë periudhë në epiqendra të futbollit të rëndësishëm, duke i dhënë jetë praktikisht një mini-Champions League, që ngjan si antipastë e kompeticionit gjigant të futbollit europian, që do të vijë nga 18 gushti ekskluzivisht në ekranin e Tring Digital.
Barcelona, kampionët në fuqi të Evropës, ka bërë debutimin për këtë sezon, duke u gëdhirë e mërkura, teksa ka-në fituar 2-1 ndaj Los Angeles Galaxy, falë golave të Suarez dhe Roberto. Megjithëse pa Messi dhe Neymar, të cilët janë ende me pushime, katalanasit janë udhëhequr drejt suksesit nga bomberi uruguajan.
Fitore e pastër edhe për Mancester United, që ka mposhtur 3-1 kalifornianët e San Jose Earthquakes. Ishin Mata, Depay e Pereira, ata që bënë diferencën në favor të skuadrës së Van Gaal. Ndërkohë që i suksesshëm ka rezultuar edhe Paris SG, që me golat e Ibrës, Matuidi dhe dopietën e Agustin gjunjëzuan Fiorentinën, për të cilën ishin të pamjaftueshëm realizimet e Joaqin dhe Rossit.
Për t’u veçuar gjatë ditës së martë ishte fitorja e Manchester City me penallti ndaj Romës dhe ajo Bajernit 1-0 ndaj Interit. Ndërkohë që miqësoret e rëndësishme do të vijojnë në fundjavë me përballjet Milan-Inter, apo Manchester Junaited – Barcelona.