Milot Rashica, në garë nuk është vetëm Liverpool

Sport

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, pritet të largohet nga ëerder Bremeni gjatë verës që vjen. Në një kohë kur mësohet se është i gatshëm të bëjë hapin e madh të karrierës, teksa duket se preferon kalimin te gjiganti anglez, Liverpooli. Për sulmuesin nga Vushtria janë disa skuadra që kanë shprehur interesim. ‘Deich Stube’ shkruan se 23-vjeçari nga Kosova mund të transferohet në Premier Ligë aty ku lojtari do të preferonte kalimin te “Reds”, përderisa synimi i tij është të luajë rregullisht në kompeticionet evropiane.
Gazeta e njohur gjermane ‘Bild’ disa javë më parë shkruajti se Jurgen Klopp po planifikon transferimin e Milot Rashicës dhe se skuadra angleze është duke vëzhguar talentin kosovar. Ndërsa, ëeser-Kurier’ zbuloi se në klauzola e largimit të Rashicës nga ëerder Bremeni është 38 milionë euro dhe se kjo vlen vetëm për skuadrat jashtë Bundesligës. Ndërsa brenda Gjermanisë klubet duhet të negociojnë me Verderin për të marrë shërbimet e tij. Borussia Dortmund, RB Leipzig, Bayern Munich dhe Schalke 04 janë disa nga ekipet që e kërkojnë në Gjermani, ndërsa ka edhe oferta nga klubet të tjera në Europë. Përveç Liverpool, së fundi në garë është përfshirë edhe Southampton, ku ndryshe nga sa mund të ndodhë në “Anfield”, kosovari do ta kishte të garantuar vendin e titullarit. Në Liverpool, ish-futbollisti i Vushtrrisë dhe Viteshes shihet si zëvendësues i Xherdan Shaqirit, i cili pritet të largohet nga të kuqtë, në fund të sezonit.
Sulmuesi është një nga lojtarët kyç të skuadrës gjermane, por këta të fundit nuk po kalojnë një moment të mirë dhe rrezikojnë seriozisht rënien në një kategori më poshtë. Këtë sezon Rashica në 22 ndeshje ka mundur të shënojë 10 gola e ka dhënë 4 asiste me fanelën e Verderit.