Milano “vishet” zikaltër. Lautaro Martinez I jep Interit fitoren në derbi ndaj Milanit, ndeshje që ishte e vlefshme për javën e 21 të Serie A. Sfida e madhe e “San Siros” u mbyll me rezultatin 1-0 për skuadrën zikaltër dhe autori I golit të vetëm, rezultoi të ishte pikërisht “El Toro”.
Ky ishte goli I 7-të që Lautaro shënoi ndaj Milanit, duke u bërë në këtë mënyrë lojtari I dytë I Interit me më tepër finalizime në derbi. Në vend të parë renditet Stefano Nyers me 11-të. Me këto të dhëna, kampioni I botës ka arritur të fitojë më tepër edhe admirimin e tifozërisë zikaltër.
Sulmuesi I qendrës është ngjitur tanimë në kuotën e 12 finalizimeve në Serie A, po aq sa Lookman I Atalantës. Përpara tij ndodhet vetëm Victor Osimhen I Napolit, që kryeson renditjen me 16 gola.
Më tepër se kaq, përveç golit, Lautaro mbajti në krah edhe shiritin e kapitenit, për të cilin u ndje shumë I emocionuar dhe krenar.
Përfshirë suksesin në Superkupë, kjo ishte fitorja e dytë sezonale e Interit ndaj rivalit historik të Milant, që në këtë mënyrë, është ngjitur ngjitur në vendin e dytë të tabelës së klasifikimit në kuotën e 43 pikëve, duke u kthyer në këtë mënyrë në ndjekësin më të afërt të Napolit që udhëheq me 56 pikë.
Ndërkohë, kuqezinjtë e Stefano Piolit tanimë numërojnë 3 humbje të njëpasnjëshme në kampionat dhe kanë zbritur në vendin e 6-të të tabelës në kuotën e 38 pikëve, po aq sa Atalanta dhe Lazio.