Milan ka arritur të kualifikohet në çerekfinalet e Kupës së Italisë. Kuqezinjtë mundën me rezultatin 2-1 Torinon, ku skuadra e Vicenzo Montellas bëri një paraqitje të mirë.
Atyre ju mjaftuan vetëm 3 minuta për të marrë kualifikimin falë fitores së 3-të radhazi ndaj skuadrës granata, që iu afrua çerekfinaleve për 60 minuta. Të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë, të cilët shënuan me anë të Belottit në minutën e 27-të. Milani, që përgjithësisht e dominoi ndeshjen, ndryshoi ritmin në pjesën e dytë dhe nga minuta e 61-të deri në të 64-trën shënoi dy herë duke ndryshuar tërësisht fatin e ndeshjes. I pari që dërgoi topin në rrjetë ishte Kucka. Ndërsa 3 minuta më pas Bonaventura vuri në shinat e duhura kualifikimin e të tijve me golin e 2-1. Milani mund t’i kishte luajtur në qetësi çastet e fundit, por Lapadula në minutën e 94’ gaboi një gol të sigurt.
Pas 7 minutash shtesë, ishte Milani që mori kualifikimin dhe në raundin tjetër do të gjejë përballë Juventusin, në një klasike të vërtetë të futbollit italian.