Milani planifikon të ardhmen larg nga “San Siro”

Sport

Milani po e planifikon të ardhmen larg “San Siros” dhe ka gati një project për të ndëtuar një stadium më vete, duke e shkëputur një herë e përgjithmonë edhe nga Interi. Më tepër se 3 vite më parë, 2 rivalët historikë të qytetit, kanë paraqitur një project për një stadium të përbashkët, çështja e të cilit ende nuk ka marrë një drejtim.

Megjithatë, Milani ka tjetër plan. Sikurse raportojnë mediat italiane, kuqezinjtë duan të ndërtojnë një stadium që të jetë ekskluzivitet i tyre. Kampionët në fuqi të Serie A kanë dalë në këtë konkluzion, për faktin se një stadium më vete, ndër të tjera, është një burim garancie për më tepër të ardhura. Gjithashtu, me projektin e ri, Milani aspiron të kthehet në nivele të lavdishme, kështu që një stadium i shkëputur nga Interi, do i garantonte klubit më tepër provitësi.

Në kushte si këto, kompania RedBird që bleu aksionet e Milanit në nisje të këtij sezoni, ka në plan 3 vende të ndryshme për të ndërtuar një stadium modern. Mundësia e parë është në komunën Sesto San Giovanni, ndërsa mundësia e dytë në San Donato, vende këto që ndodhen rajonit të Lombardisë.

Ndërsa alternavita e 3-të është një sipërfaqe prej 75 hektarësh pranë “San Siros”, që për momentin përdoret për trajnimin e kuajve.

Sigurisht që kjo është një temë, mbi të cilën priten të tjera zhvillime, por mesa duket, vendimi është marrë. Milan dhe San Siro janë pranë ndarjes së rrugëve.