Milani ofertë për De Ketelaere, Ziyech është pranë

Sport

Milani ka nisur më në fund të lëvizë në merkato. Pas zgjatjes së kontratës me dy nga drejtuesit kryesor si Maldini e Massara, tashmë klubi nën drejtimin pikërisht të Paolo Maldinit e drejtorit sportiv Frederic Massara po kerkon te mbyllë me sukses disa negociata. Pas afrimit të Divock Origit me parametër 0 nga Liverpooli tashmë duket shume pranë edhe arritja e marrëveshjes për kalimin e Hakim Ziyech nga Chelsea tek Milani. Duket se dy klubet kanë gjetur dakordësinë për nje huazim qe do ti kushtonte kuqezinjve 5 milion euro e më pas Milani do ti jetë i detyruar te blejë kartonin e marokenit për 20 milion euro të tjera. Blutë londinez kërkojnë 25 mln euro vitin e ardhshëm , por duket se diferencat do të zvaniten dhe ish lojtari i Ajaksit i cili ka ca kohë që e ka dhënë aprovimin e tij për këtë transferim, do të veshë fanellën e kampionëve të Italisë.

 

Ndërkohë klubi milanez ka dërguar në zyrat e Club Brugge ofertën e parë për Charles De Keteleare. (Sharl de Keitlare) Kuqezinjtë kanë ofruar 20 mln euro për 21 vjecarin, shifër që per momentin klubi belg e konsideron të ulët sepse kërkesa e tyre varjon mes 30-35 mln eurove, gjithsesi bisedimet më në fund kanë nisur dhe nuk përjashtohet aspak transferimi i mëngjarashit në Milano.