Milani nuk fshihet, por është bërë skuadra e radhës që interesohet për lojtarin e Lazios, Felipe Anderson. Lojtari I Lazios është në vitin e fundit të kontratës me ekipin e kaltër kryeqytetas, kështu që disa klube me peshë të Italisë janë bashkuar në garë për të siguruar shërbimet e tij me parametra zero.
Si fillim, ishte Juventusi, që tentoi të gjente një gjuhë të përbashkët me Anderson, duke I ofruar atij edhe një kontratë 3 vjeçare, me 3 milionë euro në sezon. Megjithatë, pavarësisht aktivizimit, duhet thënë se Zonja e Vjetër nuk mundi të përparonte dot më tej në këtë drejtim. Sakaq, nga ana tjetër, Lazio provoi të ulej në tavolinë me futbollistin dhe të diskutonte mundësinë e rinovimit të kontratës, mirëpo deri më tani nuk ia ka dalë mbanë.
E sipas raportimeve të mediave përtej detit, pjesë e kësaj situate ka nisur të bëhet edhe Milani. Për brazilianin 30 vjeçar, pritet të ndërhyjë vetë Zlatan Ibrahimoviç, I cili mban rolin e Këshillëtarit të klubit kuqezi. Në ambientin milanist, shpresojnë shumë që suedezi të fitojë konkurencën me Juventusin dhe të ketë sukses në operacion, duke e bindur brazilianin Anderson të vishet kuqezi.