Milani në dritare për Dybala

Sport

Kalimi i Paulo Dybalës tek Interi dukej fakt i kryer, por dicka është bllokuar dhe për momentin nuk është kryer asnjë hap përpara nga asnjë krah. Dybala pretendon 7 milion euro në sezon , një shumë që zikaltërit për momentin nuk mund ta përballojnë dhe duhet që fillimisht të lirojnë vend në bordero për ta afruar më pas argjentinasin. Një nga kandidatët për tu larguar për shkak edhe të pagës së majme që përfiton, pikërisht 7 milion euro në sezon,  është Alexis Sanchez, nëse gjendet një sistemim për kilenin atëherë gjasat janë që transferimi i Dybalës të kristalizohet, gjithsesi në dritare është Milani.

Kuqezinjtë nuk i’a lejojnë dot vetes një pagë kaq të lartë sa 28 vjecari kërkon dhe kjo ka qënë arsyeja se përse realisht Milani asnjëherë nuk është përfshirë në garë për Dybalën, por kampionët e Italisë shpresojnë që me kalimin e kohës dhe zbehjes së alternativave eventuale, lojtari të jetë i gatshëm të pranojë një ofertë më të ulët. Kujtojmë që nga data 1 Korrik “La Joya” do të konsiderohet një lojtar i lirë sepse i përfundon kontrata me Juventusin dhe nga ai cast  do të ketë mundësinë të nënshkruajë me këdo klub që i paraqet projektin më tërheqës, natyrisht Interi vijon të mbetet në “Pole-Position”- për të përfituar cilësitë e argjentinasit.