Përveçse është përqendruar në merkato për të përforcuar skuadrën, vëmendja e Milanit është gjithashtu maksimale edhe nga organika aktuale e skuadrës. Mediat italiane, raportojnë se klubi kuqezi, është duke shqyrtuar mundësinë për të rinovuar kontratën me Simone Kjaer.
Pjesë e Milanit që prej Shtatorit të 2020-tës, danezi ka ende edhe një vit kontratë nga marrëveshja aktuale, por qëndrimi i tij në “San Siro” mendohet të shkojë përtej verës së ardhshme. Ndonëse kartoni i tij u sigurua për vetëm 4 milionë euro dhe u duk si një përforcim pa shumë pretendime, Kjaer, vërtetoi të kundërtën. Ai u kthye në një element sigurie dhe garancie, duke i dhënë mjaft qëndrueshmëri mbrojtes së Milanit.
Eksperienca e një veterani 34 vjeçar si Kjaer, konsiderohet me vlerë edhe për të karikuar pjesën tjetër të skuadrës, e për të bërë një përzierje mes të lojtarëve të rinj, e po ashtu edhe ata të vjetër.
Në sezonin që lamë pas, Kjaer ishte i kushtëzuar nga dëmtimet, e si pasojë, nuk ishte i gatshëm për një pjesë të konsiderueshme të sezonit. Përgjatë 2022/23-shit, danezi luajti vetëm 24 ndeshje në të gjitha kompeticionet, 17 prej të cilave ishin në Serie A. Sidoqoftë, mbrojtësi e ka lënë pas lëndimin e rëndë në gju dhe kondicioni i tij fizik është rikthyet në formën e mëparshme.
Me çështjen e rinovimit që do të diskutohet përsëri në ditët vijuese, edhe në edicionin pasardhës, një Kjaer në formë, konsiderohet pjesë e formacionit titullar të trajnerit Stefano Pioli.