Milani merr të dhëna mbi gjendjen e lojtarëve të dëmtuar

Sport

Pas fitores ndaj Comos, dita e Mërkurë është shoqëruar me një lajm të mirë për Milanin. Alvaro Morata dhe Christian Pulisiç nuk janë të dëmtuar. Sipas analizave të kryera, është arritur në përfundimin se dy lojtarët në fjalë, kanë vetëm një lodhje muskulore dhe asgjë më shumë. Pak më serioze duket çështja e mbrojtësit Malik Thiaë, i cili ka pësuar një tërheqje të lehtë dhe situata e tij do të monitorohet vazhdimisht. Pas 7 ose 10 ditësh, ndaj shtatlartit të prapavijës, do të kryhen të tjera kontrolle, për të kuptuar më tepër rreth gjendjes, apo kohës së rikthimit.

Të tre futbollistët e sipërpërmendur, u lënduan në takimin ndaj Comos, të cilin Milani e fitoi 2-1. Kjo gjë e detyroi trajnerin Sergio Conceicao të bënte ndërrime të detyruara, gjë që solli edhe frikë në kampin e kuqezinjve.

Megjithatë, fakti që Morata dhe Pulisiç nuk kanë gjë serioze, sigurisht që është një lajm i shkëlqyer për 19 herë kampionët e Italisë.

Ndeshjen e ardshme në kampionat, Miliano do ta luajë ndaj Juventusit në Torino dhe e sigurt në këtë mes është mungesa Moratas, i cili është i skualifikuar për shkak të numrit të kartonëve të verdhë. Pulisiç është në dyshim, pasi trajneri Conceicao mund të mos e rrezikojë, për të shmangur ndonjë dëmtim të mundshëm, çka do ta bënte situatën më serioze. Megjithatë, me rëndësi është të thuhet se si spanjolli dhe amerikani, pritet të jenë në gjendje të plotë dhe gati për Milanin në mesjavë, ndaj Gironas, në UEFA Champions League.