Milani me sytë nga Broja

Sport

Milani po mundohet të gjej elementë të nevojshëm për tu përforcuar gjatë merkatos së Janarit. Emri që është rishfaqur në sipërfaqe nga mediat italiane është ai i talentit të përfaqësueses sonë, Armando Brojës. Kuqezinjtë kanë tentuar edhe më parë por pa vendosmërinë e duhur për ti shkuar deri në fund negociatave.

Dëshira më e madhe e Milanit është Hakim Ziyech, por rruga për të afruar Brojën është më e thjeshtë sepse në rastin e  Ziyech, Chelsea do të preferonte shitjen e plotë të kartonit, dicka që Milani nuk ka ende forcën për ta përballuar, ndërsa në rastin e Brojës, klubi londienz do ishte i hapur edhe për huazimin.

21 vjecari nga Malësia e Madhe ka zbritur në fushë në 12 ndeshje në kampionat, 2 prej të cilave i ka nisur nga minuta e parë, teksa ka shënuar 1 gol kundër Wolverhamptonit. Ndërkohë që ka qënë i pranishëm edhe në 5 ndeshje në UCL dhe 1 takim në Kupën  e Ligës. Me ardhjen e Graham Potter-it, djaloshi shqiptar ka marrë më tepër minuta edhe pse nuk e ka pasur të thjeshtë për të gjetur rrugën e golit. Milani mund ti ofronte edhe më tepër minuta, edhe pse për momentin nuk ka bisedime konkrete, por është më tepër një dëshirë e kuqezinjve, mbetet për tu parë nëse dicka do të lëvizë në merkaton e Janarit.