Milani kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Italisë

Sport

Milani kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Në çerekfinale, kuqezinjtë, mposhtën Romën, me rezultatin 3-1 në San Siro. Një dygolësh nga Tammy Abraham dhe një tjetër nga Joao Felix, prenë biletën e Milanit në 4 më të mirat e kompeticionit.

Pas Marco Borriellos dhe Stephan El Shaarawy, Tammy Abraham është lojtari i tretë në sezonet e fundit që ka shënuar me Milanin dhe Romën në Kupën e Italisë. Ardhja e Santiago Gimenez në fundin e merkatos së Janarit, ndoshta mund t’i ketë bërë mirë britanikut, i cili tani e ndjen më shumë presionin e konkurencës.

Paraqitje pozitive edhe për Joao Felix në debutim. Ndonëse u aktivizua në pjesën e dytë, portugezi luajti relativisht mirë, e ndër të tjera, shënoi edhe golin e sigurisë për kuqezinjtë.

Në këtë mënyrë, Milani, kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës, për të pestën herë në histori, ndërsa bëhet klubi i tretë me më shumë gjysmëfinale në një turne të tillë, pas Juventusit me 36 dhe Interit me 29 gjysmëfinale.

Në raundin pasardhës, Milani do të luajë me një prej skuadrave të çiftit Inter – Lazio. Mundësitë që të kemi një tjetër duel të Derbit të Madoninës, janë të mëdha. Gjysmëfinalet e Kupës së Italisë, zhvillohen me dy ndeshje, me system vajtje-ardhje.