Milani siguron zyrtarisht pjesëmarrjen në fazën e grupeve të Champions League për sezonin e ardhshëm. Në javën e 37-të të Serie A, kuqezinjtë fituan me rezultatin minimal 1-0 në transfertën e Juventusit. Golin e vetëm të takimit e realizoi Olivier Giroud në minutën e 40-të të pjesës së parë, pasi një pasimi të marrë nga kapiteni Davide Calabria.
Ky ishte goli I 12-të sezonal në kampionat për francezin, çka është njëkohësisht edhe ecuria e tij më e mirë personale që nga sezoni 2016/17, atëherë kur mbante veshur fanellën e Arsenalit.
Gjithashtu, me katë sukses të arritur në “Allianz Stadium”, Milani, I ka fituar të dyja ndeshjet sezonale ndaj Juventusit në Serie A, vetëm për të 3-tën herë në 50 vitet e fundit. Si fillim ndodhte në 1990/91, në 2009/10-tën dhe në edicionin actual.
Për t’u rikthyer tek Giroud, në Shtator, lojtari në djalë, do të mbushë 37 vjeç dhe në këtë mënyrë, është lojtari më I vjetër në moshë në 5 ligat kryesore të kontinentit që shënon të paktën 10 gola brenda një sezoni të vetëm.
Finalizimi I Giroud ndaj Juventusit, mund të konsiderohet gjithashtu edhe si një gol që vlen 50 mln euro për Milanin. Janë të ardhura, që klubi kuqezi do t’I arkëtojë pikërisht nga pjesëmarrja në Champions League për sezonin tjetër, kualifikim që për 7 herë kampionët e Europës, ndodhi për të 3-tin vit radhazi.
Në rrethana si këto, me rreth 100 mln euro të arkëtuara nga edicioni actual I Championsit, pas rrugëtimit deri në gjysmëfinale, plus edhe 50 të tjerë të garantuara për edicionin tjetër, Milani do të ketë mundësinë që të operojë edhe në merkaton e verës, për të synuar edhe transferimin e futbollistëve cilësorë.