Milani kalon me sukses provën e javës së 24- të Serie A. Në “San Siro”, kuqezinjtë mposhtën me rezultatin 2-0 skuadrën e Atalantës, një test ky që tregoi se ekipi I drejtuar nga Stefano Pioli ka nisur të funksionojë sërish.
Sfida u zhbllokua në minutën e 26-të, teksa Juan Musso realizoi një autogol në portën e tij. Një avantazh të tillë, kampionët në fuqi të Serie A, arritën ta menaxhonin mjaft mirë në pjesën e parë, por edhe në të dytën, teksa 4 minuta përpara fundit të kohës shtesë, Junior Messias dyfishoi për të zotët e shtëpisë.
Kjo ishte fitorja e 4-tët radhazi e Milanit në të gjitha garat, 3 në kampionat dhe një në Champions League. Në të gjitha këto takime, ekipi I Piolit nuk ka pësuar asnjë gol. Nga një pikë e dobët, prapavija kuqezi tashmë është kthyer në më të fortën e skuadrës. Nuk ndodhte që nga Shkurti I 2018-tës që Milani nuk pësonte gol në 4 takime të njëpasnjëshme.
Kjo sfidë, shënoi gjithashtu edhe rikthimin e Zlatan Ibrahimoviç në fushën e lojës, pas një mungese tepër të gjatë. Sulmuesi e preku sërish tapetin e gjelbërt në minutën e 74. 41 vjeç e 146 ditë, suedezi është bërë lojtari më I vjetër në moshë që luan në një ndeshje të Serie A për Milanin, që paktën duke nisur që nga epoka nga një fitore vlerësohet me 3 pikë.
Falë një suksesi të tillë, Milani është ngjitur në vendin e 3-të të tabelës së klasifikimit në kuotën e 47 pikëve, po aq sa Interi I vendit të dytë. Ndërsa nga ana tjetër, kjo ishte humbja e 2-të radhazi për Atalantën, me ekipin bergamask që mbetet në vendin e 6-të në kuotën e 41 pikëve.