Milani heq dorë nga Benjamin Sesko, shkak bëhen 65 milionë euro

Sport

Milani heq dorë nga Benjamin Sesko. Pas largimit të Olivier Giroud, klubi kuqezi ka nisur nga puna për të sjellë një tjetër skulmues qendre në skuadër. Disa ditë më parë, mediat italiane raportuan se në listën e sulmuesve të preferuar, ishte edhe Sesko.

Megjithatë, sikurse raportohet, klubi italian ka hequr dorë nga slloveni dhe gjithçka ka të bëjë me aspektin financiar. Sesko ka një kontratë të vlefshme deri në vitin 2028 me Leipzig, kurse në brendësi të marrëveshjes ekziston një klauzolë largimit prej 65 milionë eurosh. Një shumë të tillë, Milani nuk e përballon dot, e kjo është arsyeja që gjiganti italian ka hequr dorë nga lojtari në fjalë.

Më tej, sikurse vjen prej informacioneve mediatike, e ardhmja e Sesko mund të jetë në Premier League, teksa disa klube angleze e kanë vendosur futbollistin në orbitën e tyre.

Nga ana tjetër, Leipzig kërkon të përfitojë sa më shumë nga shitja e Sesko, e në këtë mënyrë është duke punuar për të rinovuar kontratën e sulmuesit, në mënyrë që të rrisë edhe më shumë klauzolën e largimit të 20 vjeçarit.

Në sezonin 2023/24 me Leipzig, Sesko luajti 42 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke kontribuar me 20 gola gjithësej, 18 finalizime dhe 2 asistime.