Milani drejt transferimit të një sulmuesi me parametra zero

Sport

Pas një dëmi të rëndë psikologjik që Milani ka pësuar përgjatë muajit Qershor, fillimisht me largimin e Maldinit, pensionimin e Zlatan Ibrahimoviç dhe tani me largimin e mundshëm të Sandro Tonalit, duket se në organikën kuqezi do të ketë vend edhe për nota optimizmi.

Së shpejti, Marcus Thuram mund të jetë një lojtar i Milanit. Pasi i përfundoi kontrata me Borussia Monchengladbach, sulmuesi i qendrës ende nuk e ka zgjidhur përfundmisht çështjen e të ardhmes së tij, por ajo duket e lidhur ngushtë me një transferim me parametra zero në radhët e 19 hetrë kampionëve të Italisë.

Sikurse bëjnë me dije mediat e huaja, në ditët e fundit, Thuram ka refuzuar një ofertë nga PSG, duke shtruar në këtë mënyrë rrugën drejt 7 herë kampionëve të Europës. Milani ka gati një kontratë 5 vjeçari për Thuram, dhe i ofron atij 4.5 mln euro në sezon. Kuqezinjtë do të përpiqen që këtë çështje sa mbyllin sa më parë dhe për këtë arsye duan një përgjigje sa më të shpejtë nga djali i Lilian Thuram.

Fakti që Marcus sigurohet me parametra zero, është një shtysë më tepër për Milanin që të kompletojë transferimin e tij, duke marrë parasysh që Marcus kushton rreth 40 mln euro në tregun e merkatos. Një avantazh i tillë, i mundëson klubit kuqezi të kursejë miliona dhe të jetë në gjendje të kryejë të tjera transferime.