Milan vs Feyenoord, TS2 HD, 18:45

Sport

Zlatan Ibarhimovicc, drejtori i Milanit:

“Jam këtu në vend të trajnerit, i cili shkoi në Portugali. Tifozët tanë janë të rëndësishëm për ne dhe jam i sigurt se ata do të na shtyjnë të prodhojmë një performancë productive. Në momente si këto, ekipi ka nevojë për mbështjetje dhe nxitje, në mënyrë që të bëjë një ndeshje sa më të mirë.

Kur skuadra nuk ka vazhdimësi, është e rëndësishme të punohet fort dhe të krijohet një menatlitet i hekurt, pasi kjo është mënyra më e mirë për të kaluar situata delicate. Me trajnerin dhe lojtarët flas ccdo ditë, por në fund të fundit, janë veprat ato që flasin dhe jo fjalët.

Skuadra duhet të jetë e përqendruar, agresive dhe më e saktë përpara portës, krahasuar me ndeshjen që u luajt në Rotterdam. Lojtarët duhet të zbresin në fushë sikur të ishte një finale. Nuk ka rëndësi mënyra e lojës, e rëndësishme ësthë fitorja. Nëse duam të kualifikohemi, padyshim që kemi nevojë për një rezultat, kështu që lypet një punë e madhe kolektive.

Alex Jimenez është një lojtar i rëndësishëm për ne. Ai e ka hedhur hapin që nga skuadra e akademisë, bashkë me Bartesaghin, Camardan, Torrianin, Liberali apo edhe Zerolin, i cili ka shkuar tek Monza. Strategjia jonë është pikërisht kjo: t’u japim hapësirë lojtarëve të rinj. Më vjen keq të Jimenez nuk është në listën e Champions League, por vetëm 3 ndryshime ishin të lejueshme.”

 

Tomorri, lojtar i Milan:

“Na duhet qëndrimi i duhur dhe dëshira për të fituar. Ne e dimë se në ndeshjen e parë nuk luajtëm lojën që dëshironim, por e dimë se çfarë duhet të bëjmë për të kaluar në raundin e 16-të. Ne kemi shikuar me detaje ndeshjen e kaluar dhe ia kemi arritur të kuptojmë se çfarë duhet të përmirësojmë, megjithëse kemi folur tashmë mes vetes. Ne e dimë që humbëm dhe se sulmuesit e tyre

bënë një lojë të mirë, agresive. Por duhet t’i limitojmë sa më shumë këtë sfidë, pasi vetëm kështu mund të kemi shanse për të marrë atë që duam. Ualker? Kyle dhe unë flasim gjatë gjithë kohës. Ai ka sjellë pak qetësi dhe përvojë. Mendoj se i gjithë ekipi e di cilësinë e tij dhe trofetë që ka fituar, dhe ne jemi të lumtur që e kemi me vete. Kur ai flet, të gjithë dëgjojnë sepse ne e njohim lojtarin që ai është. Ai nuk është si Ibra. Ai ka një qasje të ndryshme, por ende po rritet brenda këtij ekipi. Deri tani ka bërë vërtet punë të mirë”

 

 

Bosschaart, trajner I Feyenord:

“Unë pres që Milan të bëjë diçka ndryshe nga java e kaluar, kështu që ne do të duhet të shohim se cilat janë zgjidhjet më të mira të mundshme. E kemi përgatitur veten mirë në një ditë e gjysmë gjatë javës së kaluar. Shpresojmë që këtë radhë të  realizojmë si duhet planin, të cilin këtë radhë e kemi përgatitur për një kohë më të gjatë. Ne jemi gati! Në këtë stadium, ku  do të luajmë sot, Fejenordi ka fituar Kupën UEFA-s 1970, pikërisht pra në stadiumin San Siro. Janë kujtime që ngjallin diçka në  çdo qytetar të Rotterdamit, duke përfshirë edhe mua. Fakti që unë jam këtu si trajner kryesor është unik. Ne do të bëjmë  gjithçka që mundemi për të arritur në raundin tjetër. Kjo nuk do të jetë e lehtë, por është një sfidë e madhe që na pret  përpara. Nuk kemi frikë!”

 

Dávid Hancko, mbrojtësi i Feyenoord

“Ne arritëm një rezultat të mirë javën e kaluar, gjë duam ta bëjmë përsëri. Jam i bindur se mundemi. Eshtë ndoshta ndeshja më e  madhe e karrierës sime, kështu që mezi po e pres.  Lëndimi i Quinten Timber? Unë kurrë nuk kam qenë kapiten i këtij klubi, por  ndonjëherë bëj kapitenin e Kombëtares sime. Do të fokusohem në lojën time, por ne kemi shumë lojtarë të rinj dhe të afruar  rizhtaz në ekip. Kështu që do të përpiqem t’i drejtoj edhe ata”.