“Besojmë shumë se mund ta kalojmë këtë tur, pavarësisht se nuk na shohin si favoritë. Nëse duam të fitojmë këtë ndeshje, që për mua do të jetë më e rëndësishmja e karrierë, atëherë do të duhet që në fushë të zbresë një Milan me cilësi të lartë. Por mbi të gjitha që të ketë shumë intensitet. Mund të them se jemi përgatitur sa më mirë për këtë. Ata janë një skuadër angleze, luajnë me inensitet të lartë. Për më tepër që kanë një trajner Italian… Konte është një nga trajnerët e paktë që më telefonoi pasi fitova titullin me Milanin. Kjo më kënaqi shumë. A është ai një nga teknikët më të mirë italianë? Po, sëbashku me shumë të tjerë, si Ancelottin dhe Spaleti. Sa i takon skuadrës time, lajmi i mirë është kthimi i Tomorit nga dëmtimi. Nuk do të jetë Benser, i cili s’është ende 100%, prandaj nuk mund ta rrezikojmë. E theksoj që duhet të provojmë të luajmë sa më mirë dhe pse jo, të komandojmë ndeshjen. Duhet të synojmë të jemi gjithmonë të rrezikshëm. Tottenhemi ka një treshe sulmuese tepër të rrezikshme, kështu që do të nevojitet të tregohemi sa më kompaktë edhe në mbrojtje. A janë në krizë pas humbjes me Leisterin? Vërtet pësuan 4 gola, por një javë përpara mundën Sitin. Prandaj, duhet të mendojmë vetëm për të dhënë më të mirën. Kemi dëshirë të madhe për të treguar vlerën tonë edhe në arenën evropiane. Jam krenar për lojtarët e mi, sepse grupet e bashkuar vërehen sidomos në momentet e vështira. Fitorja e Champions League, natyrisht, do të ishte një ëndërr, por është e kotë të mendojmë shumë për këtë tani. Le të hedhim cdo hap, me radhë!”.