Milan Skriniar thuhet se është afër lëvizjes nga PSG te Galatasaray

Sport

Kur u largua nga Interi, Milani Skriniar u duk i vendosur për të hapur një kapitull tjetër dhe të rëndësishëm të karrierës së tij, por në fakt, nuk po rezlton ashtu. Në verën e 2023-shit, sllovaku u bë pjesë e PSG me pretendime të mëdha, se do të bëhej një nga shtyllat qendërmbrojtjes së skuadrës frannceze, por në fakt, realiteti është krejtësisht i ndryshëm. 29 vjeçari nuk ka arritur të lërë dot gjurmë në Parc des Princes përgjatë kësaj kohe, aq sa ka përfundur si lojtar stoli, duke mos u preferuar titullar nga trajneri Luis Enrique.

Në kushte si këto, është duke u krijuar terreni, që Skriniar të huazohet diku tjetër, pasi nuk preferon jetë pjesë e rezervave. Mediat e huaja, bëjnë me dije, se mbrojtësi i qendrës, mund të transferohet në klubin e Galatasaray dhe që kjo çështje të bëhet konkrete, duket vetëm disa orë larg. Kampionët në fuqi të Turqisë, i duan shërbimet e futbollistit në fjalë, deri në fund të sezonit, ndërsa kanë marrë përsipër të mbulojnë edhe pagën e plotë të futbollistit, diçka që për klubin francez, përkththet në një lehtësim të madh ekonomik.

Mirëpo, nuk është vetëm Galatasaray. Klubi tjetër që interesohet për Skriniar, është gjithashtu edhe Juventusi. Zonja e Vjetër është në emergjencë për mbrojtës qendre, kështu që ish-lojtari i Interit është pjesë e listës për merkaton dimërore. Problemi, apo ngërçi që mund të lindë në këtë mes, është pikërisht aspekti financiar, pasi duket mjaft e vështirë që klubi torinez, të pranojë të mbulojë pagën e plotë të sllovakut deri në fund të sezonit. Megjithatë, çdo gjë do të qartësohet përgjatë ditëve të ardhshme.