Pas plot 9 vitesh, ka ardhur momenti që Paolo Maldini të bashkohet me skuadrën e tij të zemrës. Legjenda e Milanit është rikthyer në klubin ku ai fitoi thuajse gjithçka, kësaj radhe në një rol drejtues.
50-vjeçari do jetë drejtori i Zhvillimit Strategjik në Arenën Sportive, një detyrë që do i lejoi të menaxhojë skuadrën nga jashtë, ku do te jetë përgjegjës edhe për ato çfarë ndodhin jashtë fushe. Mendohet të ketë qenë Leonardo ai që ka bindur kapitenin legjendar të kuqezinjve të bëjë këtë rikthim, që ka entuziasmuar jo pak tifozët e Milanit. Prania e Maldinit në skuadër do të thotë shumë për pronarët e rinj të klubit, por edhe për lojtarët. Ndërsa më e rëndësishmja ka të bëjë me tifozët, pasi Maldini pati deklaruar kohë më parë që nuk do të merrte rol drejtuesi nëse nuk do të kishte një projekt serioz, ndaj prania e tij në klub, mendohet të jetë edhe garancia se pas disa viteve në krizë, skuadra mund të shohë t’i rikthehet pak nga pak lavdia e dikurshme.
Paolo Maldini luajti me Milanin për plot 25 vite. Ai mban rekordin si lojtari me më shumë prezenca në “Serie A”, me 647 ndeshje. Ndërsa në total, ai numëron 902 takime me fanellën kuqezi, me të cilën ka arritur të fitojë 26 trofe.