Milan-Redbird , zyrtare

Sport

Është gjithcka zyrtare. Milani kalon në duart e kompanisë amerikane “RedBird”. Kontrata paraprake është nënshkruar dhe njoftimin zyrtar e ka bërë vetë klubi kuqezi duke konfirmuar fundin e epokës “Elliot” dhe nisjen e një epoke të re me “RedBird”. Numëri 1 i kompanisë me bazë në New York, Gerry Cardinale ka nënshkruar marrëveshjen paraprake me fondin e “Elliot” mbi bazën e 1.2 miliard eurove dhe tashmë ka në duar shumicën e aksioneve të klubit kampion të Italisë. Ndërkohë përflitet se një pjesë të parave “Redbird” e ka marrë në formë kredie pikërisht nga “Elliot”, teksa kompania nën pronësinë e Singler do të jetë sërish pjesë e Milanit, por me një numër të reduktuar aksionesh, përflitet rreth 30-35 %.

Ndërkaq nënshkrimi përfundimtar i kalimit të pronësisë pritet të vijë në shtator për shkak të burokracive, gjithsesi firmosja e kontratës paraprake ka zyrtarizuar kalimin e pronësisë së klubit, teksa fondi”Elliot” ka falenderuar publikisht tifozët e Milanit për mbështetjen gjatë periudhës kur ky fond shërbeu si mirëmbajtës i interesave të klubit të cilin e morri pas largimit Yong Chong Li.

Binzesmeni kinez nuk i’a doli të likuidonte kredinë e marrë dhe në atë rast Milani i mbeti pikërisht fondit të kredive “Elliot”.  Tashmë është parashikuar një takim mes pronarit të ri Gerry Cardinales dhe dy prej drejtuesve kryesor të kuqezinjve, Paolo Maldinit dhe Ricky Massares ,ku të dy këta të fundit do të marrin garancinë e duhur për të ardhmen duke qënë që i përfundon kontrata, por do të diskutohet edhe për merkaton. Kompania investitore “ReBird” e krijuar në 2014 dhe me një kapital prej 6 miliard eurosh të ndërtuar në vetëm 8 vite, është një kompani që ka operuar edhe në të shkuarën në sport dhe ka një strategji të bazuar në ide dhe investime të qëndrueshme.