Milan, për sulmin shfaqet Lukaku

Sport

Kanë qënë orë të rrëmbyeshme për Milanin përsa i përket merkatos. Tonali është shumë pranë kalimit tek Newcastle dhe përvec emrave te Frattesit e Milinkovic-Savicit që mund të jenë zëvendësuesit e numrit 8, në skenë ka dalë një emër i papritur. Sipas medias prestigjoze “Gazzettadellosport”, “kuqezinjtë” kanë vendour nën shënjestër Romelu Lukakun.

Sulmuesi që sezonin e fundit luajti i huazuar nga Chelsea tek Interi duke qënë i rëndësishëm në pjesën përmbyllëse të ediconit në Serinë A, në fund të muajit do të rikthehet tek “blutë” e Londrës. Chelsea e pagoi 109 milion euro në vitin 2021 për ta marrë nga Interi i sapo shpallur kampion, sigurisht cmimi nuk është më i njëjti dhe ka gjasa që klubi anglez të jetë i kënaqur edhe me 40 milion euro.

“Kuqezinjtë”, nëse konkretizohet transferimi i Tonalit prej afërsisht 80 milion eurosh, atëherë do të kenë kapitalin për të përpiluar një ofertë. Në këtë rast ka shumë vlerë edhe dëshira e lojtarit. Lukaku nuk e ka fshehur faktin që dëshiron të qëndroj tek Interi, edhe drejtuesit “zikaltër” shpesh herë kanë deklaruar që do të provojnë ta rikthejnë belgun, në këtë rast duhet kuptuar nëse 30 vjecari është gati që të lendojë tifozët e Interit duke u transferuar tek rivalët e përjetshëm, apo do ti qëndroj besnik dashurisë së deklaruar për ngjyrat “zikaltër” dhe nuk do të japë miratimin për një kalim tek Milani.