Milan në gjëndje kritike: 460 milionë euro humbje…

Sport

milan

Lajme të këqija për tifozët e Milanit. Raportet financiare të 14 viteve të fundit tregojnë për një humbje kolosale prej 730 milionë eurosh. Sipas të dhënave të publikuara në media vetëm për sezonin 2017-2018 klubi kuqezi deklaroi një humbje rekord prej 126 milionë euro. Gjendja duket kaotike edhe pse së fundmi pati një kalim të zotërimeve nga kompania kineze e Yonghong Li-së drejt kompanisë italo-amerikane Elliott-Menagement. Sipas auditimeve të kryera muajt e fundit, bëjnë fjalë për një humbje që sidomos 5 vitet e fundit ka qenë e tmerrshme. Kështu shifrat thonë se nga 730 milionët total të 14 viteve, 460 milionë humbje janë formuar vetëm në 5 vitet e fundit.

Antonelli

Vetëm sezonin që shkoi u shpenzuan rreth 200 milionë vetëm për merkaton, por basti Champions League nuk u arrit. Ndërkohë bilancet flasin se vetëm 6-mujori i këtij viti i ka kushtuar Milanit 22 milionë euro. Me këtë ritëm situata nuk është aspak optimiste, gjë që e ka shtyrë kompaninë Eliott të planifikojë investimin me 120 milionë euro në arkat e klubit. Lajmi u bë i ditur muajin e kaluar dhe tashmë me këto bilance të bëra publike gjithcka duket e justifikuar. Sidoqoftë ngushëllimi vjen së paku nga fusha. Milani i Gattusos ka treguar progres krahasuar me vitin që shkoi dhe synimi është që të arrihet një përmirësim i treguesve ekonomik së paku deri në fund të sezonit.