Prej më shumë se një muaj futbolli është pezullluar së luajtur për shkak të pandemisë Covid 19-të. Megjithëse gjatë kësaj kohe janë hedhur hipoteza të ndryshme për fatin e këtij sezoni, ende nuk është arritur në një vendim përfundimtar. Synimi kryesor i UEFA-s është që klubet të rkthehen sërish në fushën e lojës dhe sezoni do mbyllet i plotë. Nëse diçka e tillë do të ndodhë, atëherë ndeshjet do të luhen me dyer të mbyllura, pa praninë e tifozëve. Në pritje të një vendimi të tillë, nuk përjashtohet mundësia që sezoni të ndërpritet në këtë fazë, ose të anullohet përfundimisht. Nuk është i këtij mendimi Paolo Maldini, Drejtori Teknik i Milanit, që ka ngritur një sërë problemesh. 51 vjeçari, është shprehur që nëse skuadrat nuk i rikthehen fushës së lojës, atëherë shumë klube do të jenë në telashe të pafundme, pasi do të kenë një humbje shumë të madhe ekonomike. Shumë është folur për futbollin e luajtur, por askush nuk ka ngritur shqetësimin për ata futbollistë, të cilëve u skadon kontrata në qershor, teksa mendohet se ndeshjet do të luhën në korrik. Sipas Maldinit, kjo është një çështje që duhet studiuar me kujdes, për të mos krijuar paqartësi. Pika e përbashët që bien dakord të gjithë është mbi gjithçka shëndeti dhe Maldini nuk është absolutisht kundër, por ai këmbëngul, që nëse ka mundësi të luhet sërish, atëherë autoritetet përkatëse duhet të hartojnë një plan në detaje për mënyrën si do të zhvillohet ndeshjet e mbetura të kampionatit. Kujtojmë që në Serie A, sezoni është ndalur në javën e 26-të. Juventus udhëheq me 63 pikë, ndjekur nga Lazio e vendit të dytë me 62 pikë. Përsa i përket Milanit, kuqezinjtë ndodhen ne vendin e 7-të, me vetëm 36 pikë të mbledhura.