Milan largon Baccan drejt Villareal, pjesë e marrëveshjes për Castillejon

Sport

bacca
Carlos Bacca do të largohet përfundimisht nga Milan. Kolumbianit më në fund i është plotësuar dëshira e tij, pasi kërkonte largimin drejt Villareal prej kohësh. Problemi i vetëm mes dy klubeve kanë qenë shifrat e transferimit. Por Leonardo ka përdoru kartonin e Baccas, për të arritur tek një tjetër lojtar i dëshiruar nga kuqezinjtë. Samu Castillejo do të jetë pjesë e Milanit sezonin e ardhshëm dhe vjen si alternativë e Suso apo Calhanoglu në krahët e sulmit. Për të arritur tek 23-vjeçari, Milani veç kartonit të Baccas, do t’i paguajë Villareal edhe 18 milionë euro, pas “nëndetësja e verdhë” e vlersonte mbi 25 milionë euro futbollistin spanjoll.

carlos
Tek Milan, një nga problemet kryesore të vërejtura në sezonin e fundit, ka qenë mungesa e alternativave në stol, diçka që solli edhe lodhjen e tepërme të lojtarëve si Suso, Kessie apo Rodriguez. Në Spanjë, Castillejo lavdërohet për aftësitë e tij dribluese dhe goditjet e tij. Ai krahasohet në fakt pikërisht me Suson e Milanit sa i përket mënyrës së lojës, dhe mes dy spanjollëve pritet një konkurencë e bukur për vendin në formacionin titullar, që për momentin i besohet vetëm Susos, si një nga lojtarët më të rëndësishëm edhe për trajnerin Gennaro Gattuso.