Milani mposhti 3-0 Leçen, duke u kualifikuar më tej në Kupën e Italisë, për t’u ndeshur tashmë në dhjetor me Lacion në turin tjetër. Një nga protagonistët e së martës ishte Nkunku, tashmë i vendosur të ketë më shumë kohë loje pasi shënoi golin e tij të parë me fanelën kuqezi, duke deklaruar se ndihet si në shtëpi në “San Siro”. “Ndihem mirë dhe jam i vendosur të luaj edhe më shumë. Po punoj për t’u ndjerë edhe më mire. Ndihem rehat këtu. Më pritën shumë mirë dhe të gjithë më bëjnë të jem rehat që nga stafi deri te shokët e ekipit. Pa harruar edhe tifozët. Jam i lumtur që luaj për Milanin. Ishte një ndeshje e mirë nga të gjithë. Shënuam tri gola, pa pësuar asnjë. Jemi të lumtur që kemi avancua më tej në Kupë”, ishin fjalët e francezit të ardhur gjatë merkatos së verës. Kujtojmë që Santiago Gimenez dhe Kristian Pulisië shënuan gjithashtu kundër Lecces, duke u kualifikuar në raundin e tetave të Kupës së Italisë.
