Milan kërkon të mbyllë marrëveshjen për Rabiot në janar

Sport

adrieniii

Janarin e ardhshëm, Adrien Rabiot i skadon kontrata me PSG dhe do të jetë një lojtar i lirë, dhe për shumë skuadra nënshkrimi me kosto zero me të do të ishte një goditje e vërtetë mërkatoje. Milan, Juventus, Barcelona apo edhe Liverpool e ndjekin prej kohësh situatën e lojtarit, ndërkohë që PSG ka refuzuar çdo ofertë, në përpjekjë për të bindur Rabiot të rinovojë. Por siç raporton ‘Corriere dello Sport’, Milani ka bërë hapa konkretë për nënshkrimin me 23-vjeçarin në merkaton e janarit, duke shfrytëzuar marrëdhëniet e mira që drejtori Leonardo ka me drejtuesit e PSG dhe vetë Rabiot.

rabiot milan

Afrimi i tij tek kuqezinjtë konsiderohet si një objektiv parësor për Leonardon, që kërkon t’i japë trajnerit Gattuso më shumë cilësi në repartin e mesfushës. Gjithashtu, nëse transferimi në janar do të ndodhë, francezi do të ishte i dobishëm edhe për në Europa League, duke qenë se PSG luan në Champions League. Por këto mbeten gjithësesi spekulime mediash, ndërkohë që vetë Leonardo ka refuzuar të flasë për momentin për këtë çështje. Konkurenca e fortë e skuadrave si Barcelona apo Juventus mbetet një problem për Milanin, që këtë sezon kërkon medoemos rikthimin në Champions League.