Në ndeshjen përballë Empolit, Milani fitoi për hertë të pestë në këtë kampionat me rezultatin 1-0, duke konfirmuar kryesimin, jo më virtualisht, me 3 pikë kundrejt Napolit dhe 4 kundrejt Interit.
Më parë, i njëjti rezultat ishte fiksuar dy herë kundër Sampdorias, një herë ndaj Torinos dhe një kundër Napolit. Por përvec kësaj, kurioz është fakti që kuqezinjtë janë gjendur në komandën e renditjes në plot 20 raste më parë në javën e 29-të të Serisë A. Ndërsa në 14 herë prej tyre, në fund të kampionatit kanë festuar titullin kampion.
Rasti më i freskët është regjistruar në sezonin 2011/2012, atëherë kur skuadra kuqezi drejtohej nga Massimiliano Allegri. Të besuarit e Piolit janë thuajse të pagabueshëm në sfidat direkte me rivalët që luftojnë minimimi për Kupat e Evropës, teksa kanë humbur vetëm një përballje kundër Napolit në San Siro.
Ndërsa, aspekti që duhet të rregullojnë janë pikërisht sfidat kundër ekipeve të ashtuquajtur të vegjël. Mjafton këtu të përmendësh pikët e humbura me Specian, Udinezen e Salernitanës gjatë këtij viti, për të kuptuar se ku calojnë kuqezinjtë, të cilët duket tepër të motivuar kur luajnë ndeshje me skuadra të të njëtit nivel.
Ndërsa duket se kanë vështirësi të theksuara në përballjet me kundërshtarë, sic është për shembull edhe Kaljari, që do të sfidojnë këtë të shtunë në transfertë.
Molgen Balena
Tring Sport