MILAN, HEROI GIROUD DHE POLEMIKAT POST-GENOA

Sport

Milani me pak fat dhe i ndhmuar disi edhe nga vendimi i gjyqtarëve në rastin e golit vendimtar të Pulisic, ia doli të dalë me pikët maksimale nga Genoa dhe kryesimin e renditjes me 21 pikë, ndonëse nuk shuhen ende polemikat për episodin e diskutueshëm. Amerikani u duk sikur e kontrolloi topin me dorë, përpara se ta godiste drejt rrjetës. Gjithcka u shqyrtua gjatë edhe në sallën e VAR-it, por edhe si pasojë e imazheve jo fort të qarta – të paktën sipas arsyetimit edhe të shedfit të arbitrave italianë, Gianluca Rocchi -, si përfundim në bazë të rregullit u la në fuqi vendimi i marrë nga gjyqtari Piccinini në fushë. Realisht nga disa pamje dukej se kishte një kontroll të lojtarit me krah, ndërsa në disa të tjera, dukej sikur nuk kishte asnjë kontroll.

Fakti është që Milani gjendet tashmë i vetëm në krye, falë atij goli të Pulsic, por edhe Zhiru që u bë hero në rolin e portierit. Në minutat e fundit, Manja u ndëshkua me karton të kuq dhe në kuadrat përfundoi sulmuesi francez, përderisa kuqezinjtë i kishin mbaruar zëvendësimet. Nga një goditje dënimi e Gudmundson, të besuarit e Piolit shëptuan vetëm sepse topi u përplas në tranversë. Ndërsa më pas u desh një dalje e guximshme e ZHiru për të ruajtur fitoren e cmuar të Milanit. Vetë sulmuesi u shpreh i kënaqur që mundi të japë kontributin e tij edhe në një rol të ri, të cilin mori përsipër ta mbulojë duke qenë se e kishte pasur qejf kur ishte fëmijë. Tani, në ndeshjen e ardhshme pas pauzës, atë kundër Juventusit, Pioli duhet të bëjë llogaritë pa të skualifikuarit Manja e Herndez, për shkak të