Milan, Gimenez mbetet një mundësi ‘e nxehtë’; Emerson mungon 2 muaj dhe largon merkaton

Sport

Santiago Gimenez ishte protagonisti absolut në triumfin historik të Feyenoord-it ndaj Bayern-it në ‘UEFA Champions League’. Në takimin e fituar 3-0 nga holandezët, Gimenez ishte ai që shënoi dy golat e parë, një prej të cilëve me 11-metërsh, duke shkuar në kuotën e 15 realizimeve në këtë sezon, në të gjitha kompeticionet. Pak përpara sfidës ndaj Bayern-it, emri i tij u bë ‘kryefjalë’ e mediave italiane rreth një transferimi të mundshëm të tij drejt Milanit. Nga ajo që raportohet, klubi kuqezi e sheh 23-vjeçarin si afrimin e duhur në këtë merkato të janarit, për të bërë rolin e bomberit, teksa edhe Feyenoord-i ka qenë i hapur me një largim të lojtarit, në rast se vjen oferta e duhur. Për të zotëruar kartonin e Gimenez, Milani thuhet se mund të shpenzojë deri në 40 milionë euro, por deri më tani asgjë nuk është konfirmuar nga ana e drejtuesve të klubit. Ndërkohë që një sinjal e dha vetë lojtari, i cili në intervistën pas ndeshjes me Bayern-in, shprehej se nuk ka asgjë të garantuar sa i përket të ardhmes dhe një largim i tij mund të ndodhë edhe në janar. Po ashtu, pyetjes nëse kjo ndaj bavarezëve ishte ndeshja e fundit me fanellën e Feyenoord-it, meksikani u përgjigj me një: ‘Të shohim!”.

3 muaj më parë, ishte vetë futbollisti që zbuloi se Milani e kishte kërkuar në merkaton e verës dhe për të do të ishte një ëndërr transferimi tek kubi italian. Por asokohe, oferta e Milanit për Gimenez erdhi vetëm në ditë ne fundit të merkatos, duke bërë që klubi holandez të refuzonte.

Ndërsa në merkaton në dalje, Milani bënë sërish hapa pas. Edhe pse ishte folur për një interesim të fortë të Galatasaray-t për Emerson Royal, e madje klubet kishin lënë një takim deri në fundin e javës për të gjetur marrëveshjen, dëmtimi i pësuar nga braziliani që në fillim të sfidës me Girona-n, duke se ka anulluar gjithçka. Nga ajo që raportojnë mediat italiane, klubi turk tashmë do të tërhiqet nga blerja e Emerson, për shkak se koha e menduar e rikthimit të tij në fushë, mendohet të jetë pas rreth 2 muajsh.

Kështu, Milani mbetet i tejmbushur në rolin e mbrojtësit të djathtë, ku veç emrave si Florenzi, Calabria, Terraciano dhe Emerson Royal, është bashkuar edhe anglezi Kyle Walker.