MILAN E BAYERN, SA SHUME KANE PERFITUAR PREJ KUALIFIKIMIT NE UCL!

Sport

Kualifikimet në fazën e çerekfinalet të Champions League, kanë shtuar edhe të ardhurat për Milanin dhe Bajernin e Mynihut. Mbi të gjithë, një frymëmarrje të rëndësishme financiare kanë marrë kampionët e Italisë, që me kalimin mes 8 më të mirëve të Evropës, garantuan të ardhura prej minimuni 71.4 milionë eurosh. Me llogari në dorë, 15.64 milionë vijnë vetëm nga pjesëmarrja, 30.20 milionë nga prania ndërmjet fazës së grupeve. Pastaj janë edhe 14.79 milionë për koeficientin e renditjes UEFA në dhjetëvjeçarin e fundit, plus afërsisht 12.76 milionë fitime edhe nga market pool.

Milani arriti çerekfinalet e Champions, pas barazimit 0-0 me Tottenham në Londër, rezultati që mori vlerë prej fitores 1-0 në sfidën e parë në San Siro, aty ku vendosi goli i Diaz. Kështu, kuqezinjtë prezantohen ndër tetë më të mirat e kontinentit 11 vjet nga hera e fundit. Vitin e kaluar Milan, i eliminuar në fazën e grupeve, grumbulloi 45.283 milionë nga Champions League. Tashmë falë kualifikimit në 1/8, të ardhurat janë rritur me 26 milionë. Dhe, për fatin e kuqezinjve, kjo nuk është e gjitha pasi pas cerekfinales mund të vijnë të tjerë miliona…

Gjithashtu, edhe të gjermët e Bajernit gëzojnë falë një sezoni rekord në Ligën e Kampioneve. Kampionët e Gjermanisë kanë arkëtuar shifra rekord këtë edicion dhe nëse do të vazhdojnë të ecin më këto ritme, pse jo duke fituar finalen e madhe në Stamboll, shuma që pritet të arkëtojnë mund të shkojë deri në 121.52 milionë euro. Tetë ndeshje dhe tetë fitore, me biletën për në çerekfinale në dorë, Bayern-i ka arkëtuar plot 89.02 milionë euro nga UEFA vetëm në këtë sezon. Nëse do të kalojnë edhe hapin tjetër atëherë 6 herë kampionët e Europës do të arkëtojnë edhe 12.5 milionë euro. Sa i përket finales, e cila do të luhet në Stamboll më 10 qershor, fituesja do të shpërblehet me 20 milionë euro, kurse vendi i dytë me plot 15.5 milionë euro.