Ashtu siç ishte aluduar prej kohësh, UEFA ka vepruar me dorë të hekurt ndaj Milanit. Institucioni më i rëndësishëm i futbollit evropian ka dënuar klubin italian me përjashtim nga kompeticionet evropiane për 1 vit. Siç njoftohet nga UEFA, dënimi i kuqezinjve vjen për periudhën 2014-2017, pasi ka shkelur rregullar e organit të kontrollit financiar të klubeve, atë të “Fair-play” financiar, pika e quajtur si “break-even rule”, që kërkon stabilitetin e bilanceve të shoqërisë. Por gjatë periudhës në fjalë, klubi ka raportuar humbje prej 128 milionë eurosh.Drejtuesit e skuadrës, të cilët këto ditë ka qenë të angazhuar edhe me tratativat e shitjes se aksioneve të presidentin kinez, Li, kanë përgatitur dosjen e apelimit për në Lozanë, ku TAS mund të ulë dënimin ndaj klubit.
Për ta bërë këtë, Milani ka afat 10 ditë për të paraqitur dosjen e saj pranë gjykatës tribunale sportive dhe në Itali ka optimizim në përmirësimin e situatës. Ndërkohë që vazhdojnë bisedimet rreth shitjes së Milanit nga ana e Li. Fillimisht, ishte italo-amerikani Rocco Commisso që ishte pranë blerjes së kuqezinjve, por presidenti aktual i Milanit u tërhoq në momentet e fundit. Në pritje gjithashtu është edhe familja Ricketts, gjithashtu në bisedime të avancuara me drejtues të klubit. Sa i përket kompeticioneve evropiane, pritet që vendin e Milanit ta zërë Fiorentina. Klubi violë do të kalojë nga faza e “play-off” e Europa League, ndërsa Atalanta do të jetë menjëherë pjesë e fazës së grupeve.